

Xavi Hernandez është futbollisti që më mirë se kushdo tjetër mishëron stilin e Barcelonës në vitet e fundit. Është pikërisht 33-vjeçari ai që kërkon të shuajë polemikat e fundit mbi mënyrën e të luajturit të kampionëve të Spanjës me trajnerin e ri Gerardo Martino, citon Supersport.
Filozofia jonë e lojës është e qartë, duhet të qarkullojmë topin, të luajmë një futboll të bukur sulmues. E pikërisht duke u bazuar në këtë filozofi, duhet të synojmë të arrijmë objektivat.
Kjo është shkolla e futbollit te Barcelona, kështu na kanë mësuar të luajmë. Në asnjë moment nuk duhet të mendojmë për të ndryshuar stilin tonë. Është shumë e rëndësishme që ta mbyllim mirë këtë cikël prej 7 a 8 ndeshjesh mes kampionatit dhe Championsit.
Besoj se jemi në nivel të shkëlqyer sa u përket rezultateve, por mund të përmirësojmë nivelin kolektiv. Gjithsesi mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Një pyetje ngacmuese për Xavin kishte lidhje me formën e Lionel Messit, mbi zërat që thonë se argjentinasi e ka mendjen te Botërori.
Asnjë futbollist nuk duhet të mendojë për botërorin. Më parë ai duhet të japë maksimumin për klubin ku luan, më pas mund të grumbullohet me kombëtaren. Xavi nuk i kursen elozhet për yllin brazilian Neymar, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në skuadrën katalanase.
“Neymar është një futbollist i mrekullueshëm, vrasës dhe i aftë për të bërë diferencën. Ai ka shumë mundësi për t’u përmirësuar, sikurse i gjithë ekipi, sepse është shumë i ri. Ai ndihet mirë dhe po luan shumë. E kërkojmë shumë gjatë lojë sepse është vendimtar dhe i jashtëzakonshëm.”
Sa i përket të ardhmes së tij, Xavi tha se ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2016 e përderisa ndihet mirë fizikisht, dëshiron ta respektojë deri në fund.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





