Transmetuar më 08-11-2013, 12:04

Tiranë, 8 nëntor 2013, NOA.al- Një kufomë e moshës 60 vjeçare është gjetur pranë zonës së 21 Dhjetorit në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore.

Ndërkohë bëhet e ditur se viktima është Zvetan Nikolla i cili kishte dalë për të blerë bukë në momentin që mësohet se ka pësuar infarkt.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njohur trupin e pajetë duke sinjalizuar menjëherë policinë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit