Transmetuar më 08-11-2013, 11:38

Prishtinë, 8 nëntor 2013, NOA.al- I ashtuquajturi ministër i Serbisë për Kosovën Aleksander Vulin, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në Mitrovicë në prerjen e tortës festive me rastin e festës së pagëzimit të qytetit. Kjo do të bëhet në sheshin Shumadija.

Ndërkaq, Vulin me këtë rast për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013 do të shpërndajë ndihmë në të holla.

Mësohet se pas këtij aktiviteti ai do ta prezantojë stemën e qytetit të Mitrovicës.

Ai do t’i takojë edhe qytetarët serbë dhe klerikët serb . Vulin pritet po ashtu të inspektojë disa punime./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit