Transmetuar më 08-11-2013, 10:38

Presidenti i Fifa-s Sepp Blatter,  ironizoi lidhur me propozimin e Michel Platini për të zgjeruar në 40 ekipe pjesmarrëse kampionatin Botëror, citon Supersport.

Presidenti i qeverisë së futbollit botëror, i pyetur për këtë çështje la të kuptohej se ishte kundër saj, ku përdori madje ironinë në fjalët e tij, teksa u shpreh se meqë Platini mendon ta bëjë me 40 skuadra, atëherë fare mirë numri i ekipeve mund të mbërrijë dhe në 48, 64 apo 128.

Gjithsesi duke qënë më pas serioz në deklaratat e tij, Blatter theksoi se Kupa e Botës duhet të luhet mes 32 përfaqësueseve nëse kërkohet që të ruhet cilësia e kompeticionit, duke shtuar se numri i ekipeve nuk do të lëvizë.

Sipas kreut të Fifa-s, jo detyrimisht rritja e ekipeve do të thotë rritje e vlerës së turneut dhe as e cilësisë së tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit