

Opsioni për privatësi në Facebook ndalohet tërësisht. Nga dita e sotme nuk do të keni më opsionin që më parë e kishit në këtë rrjet social. Ju do të mund t’u gjejë kushdo që do t’ju kërkojë me emër apo mbiemër.
Deri sot ka ekzistuar opsioni nëse emrin dhe profilin tuaj dëshironi apo jo që të jetë publik për të gjithë, përveç me ata me të cilët keni miq të përbashkët. Tani ky opsion është hequr nga Facebook sepse, sipas një njoftimi, ka qenë “shumë pak” i përdorur.
Megjithatë, vazhdon të jetë i disponueshëm opsioni nëse ju dëshironi që t’i kufizoni informatat për ata që nuk janë miqtë tuaj, të mbyllni postimet dhe fotot tuaja.
Kështu nëse dikush ju kërkon në Facebook do të mund të shikojë foton e profilit dhe emrin, kurse jo pjesët e tjera të informacioneve të profilit tuaj.
Në njoftimin e Facebook bëhet e ditur se kemi bërë një paralajmërim tek të gjithë ata përdorues “të pakët” të këtij opsioni dhe i kemi njoftuar për ndryshimin e ri”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





