

Gjithmonë deçiziv. Është Gonzalo Higuain arma plus e Napolit në këtë sezon. Në kampionat e sidomos në Champions League, citon Supersport.
Argjentinasi në 13 ndeshje zyrtare me fanellën e kaltër ka shënuar 8 herë, 3 gola në Europë dhe 5 në Serinë A, duke e marrë shpesh skuadrën mbi shpatullat e tij, siç bëjnë lojtarët e mëdhenj.
Fizikisht “El Pipita” nuk është ende në 100% e tij më të mirë, edhe me Marsejën, pavarësisht dy golave të shënuar, në fushë nuk ishte i njëjti. Por fillimi i tij i sezonit me Napolin, flet qartë.
Një gol çdo 137 minuta në kampionat, dhe një çdo 75 minuta në Champions League. Por kjo nuk është thjesht një çështje numrash. Me të në fushë, Napoli ka tjetër peshë dhe kualitet.
Perveçse shënon, Higuain i jep thellësi skuadrës, mban topin atëherë kur duhet dhe shpërndan asiste për shokët, 4 të tillë në Serinë A dhe në Champions. Një bomber i kompletuar, dhe ka shumë që janë penduar për largimin e një lojtari me efikasitet të tillë, por dhe me një temperament dhe aftësi për të rezultuar deçiziv atëherë kur duhet.
Në kampionat Higuain ka shënuar në goleadën kundër Chievos, me Atalantën zhbllokoi rezultatin, me Milanin firmosi 2-1 përfundimtar dhe ndaj Torinos shënoi dygolëshin e tij të parë në Itali.
Në Europë zhbllokoi ndeshjen me Borusian e Dortmundit , dhe psataj realizoi dygolëshin e suksesit me përmbysje ndaj Marsejës. I shkëlqyer rendimenti i sulmuesit në San Paolo. Në 7 ndeshje të luajtura në Napoli, Higuain ka tundur rrjetën 6 herë, me një mesatare prej thuajse një goli për ndeshje.
Numra të rëndësishëm që tani trembin dhe Juventusin në prag të ndeshjes së madhe të së dielës. Konte është i paralajmëruar, në Torino Higuain do të jetë i vëzhguari special numër një.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





