Transmetuar më 07-11-2013, 14:02

Prishtinë, 7 nëntor 2013, NOA.al- Shqiptarët në veri po prijnë me vota duke pasur 2500 prej tyre më shumë se sa subjektet serbe atje.

Nënkryetari i qeverisë serbe Aleksander Vulin ka thënë se aktualisht me vota në veri të Mitrovicës po udhëheqin shqiptarët.

“Por unë pres që kjo të ndryshojë. Shqiptarët po udhëheqin me 2500 vota dhe nëse vazhdon kështu dikush nga shqiptarët do të bëhet kryetar komune”, ka thënë ai.

Në vijim ai ka falënderuar serbët që kanë dalë në zgjedhje. Zgjedhjet në veri do të përsëriten në tri qendra të votimit për shkak të incidenteve të shënuara atje gjatë procesit zgjedhor më 3 nëntor./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit