Transmetuar më 07-11-2013, 13:12

Me dy gola në fitoren 3-0 kundër Schalkes, Samuel Eto’o me të drejtë përgëzohet nga Jose Mourinho, citon Supersport. Kamerunasi e ka patur të vështirë të adoptohet me jetën e re që prej transferimit te Chelsea nga Anzhi, por me dopietën në Stamford Bridge duket se është në rrugë të mbarë me Blutë e Londrës.

“Arritëm një fitore komode. Eshtë një rezultat i mirë për ne, diçka fantastike sepse pas humbjes me Baselin gjërat u bënë më të vështira. Jemi shumë pranë kualifikimit. Nga Eto’o nuk jam i surprizuar.

Nuk ishte në formën më të mirë kur erdhi pas 2 vjetësh qëndrim te Anzhi. Tani hap pas hapi po ecën mirë. Eshtë 32 vjeç, inteligjent dhe golat i shtojnë besimin”, u shpreh Mourinho.

Mosaktivizimi i Hazard ra shumë në sy dhe shkak duket se ka qënë mungesa e tij në stërvitjen e të hënës. Jo drejtpërdrejtë, por në stilin “alla Mourinho”, The Special One e kishte një përgjigje edhe për këtë. “Fëmijët bëjnë gabime dhe detyra e babait është të jetë i zgjuar për të edukuar djemtë e tij”.

Nga ana tjetër, më fjalëpak është trajneri i Schalkes. Pozicioni i Jens Keller është i kuptueshëm me skuadrën e tij që pësoi humbjen e dytë po në shifrat 3-0 përballë Chelseat të Mourinhos, teksa foli edhe për gabimin e portierit Hildebrand, që kaloi në avantazh anglezët.

“Pa dyshim që ky nuk është një rezultat i mirë, por gjithsesi e kemi vetë në dorë fatin për kualifikimin. Gjithçka mbetet e hapur. Duke folur për Hildebrand u shpreh se :Përveç atij gabimi, bëri një lojë të mirë. Ai e di se gaboi, por ka eksperiencë dhe nuk duhet të demoralizohet, përkundrazi, shpresoj që të përmirësohet edhe më shumë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit