Transmetuar më 07-11-2013, 12:37

Tiranë, 7 nëntor 2013, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani dekretoi emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës, në vijim të kërkesës për dorëheqje të Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, dekretoi lirimin e tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në përmbushje të detyrimit kushtetues, Presidenti Nishani, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e Gjeneral Major Jeronim Bazo, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit