Transmetuar më 07-11-2013, 11:55

Tiranë, 7 nëntor 2013, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një zyrtareje të lartë tatimore, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se e ndaluara është 42 vjeçarja Afërdita Hysa, me detyrë Drejtoreshë në Kontrollin Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se Hysa me detyrën e Drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar  një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milionë euro.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit