Transmetuar më 07-11-2013, 09:21

Mitrovicë, 7 nëntor 2013, NOA.al- Zyra e Partisë Demokratike të Kosovës në veri të Mitrovicës në lagjen e Boshnjakëve, është sulmuar me lëndë plasëse.

Policia ka bërë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës ku persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë shpërthyese në ambientet e zyrës.

Nuk dihen ende se kush janë autorët, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për të zbuluar përgjegjësit e këtij akti të rëndë.

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit