Transmetuar më 07-11-2013, 08:43

Prishtinë, 7 nëntor 2013, NOA.al- Aleanca Kosova e Re insiston se nuk ka bërë asnjë koalicion për zgjedhjet e balotazhit në dy komuna ku kanë shkuar në balotazh. Përmes një reagimi, kjo parti ka thënë se s’ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik.

“Aleanca Kosova e Re dëshiron të sqarojë opinionin publik, se deri më tani nuk ka asnjë vendim për të lidhur marrëveshje koalicioni me ndonjë subjekt tjetër politik, për raundin e dytë të zgjedhjeve. AKR demanton në tërësi informatat e lançuara nëpër disa mediume elektronike për gjoja arritje të ndonjë marrëveshjeje me ndonjë subjekt politik. AKR është ende në fazën e grumbullimit të informatave dhe do të analizojë situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, në forumet e partisë, me degët e veta në tërë Kosovën, veç e veç dhe rrjedhimisht, do të nxjerrë edhe vendimin e vet se si do të veprojë më tutje. AKR nuk ka vija të kuqe bashkëpunimi me asnjë subjekt politik në Kosovë dhe do të veprojë konform vullnetit të elektoratit të vet në komunat respektive”, thuhet në reagim.

AKR garon në zgjedhjet për komunën e Gjakovës dhe të Mitrovicës./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit