

Tiranë, 6 nëntor 2013, NOA.al- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i BERZH-it, për Shqipërinë, Fabio Serri kanë nënshkruar Marrëveshjen e Grantit në ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Rrugëve Rajonale dhe Lokale.
Ky fond do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe lokale, duke synuar rehabilitimin e 1.000-1.500 km rrugë rajonale dhe lokale. Objektivi i programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë.
Ky program, i cili është parashikuar të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë USD, bashkëfinancohet nga Banka Botërore, OFID, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Banka Islamike për Zhvillim dhe fonde të Bashkimit Evropian (fonde grant në kuadër të asistencës së paraaderimit IPA, dhe grante në kuadër të Fondit të Investimit në Ballkanin Perëndimor). Agjencia Zbatuese e këtij Programi është Fondi Shqiptar për Zhvillim./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





