Transmetuar më 06-11-2013, 10:46

Parisi– Kryeqyteti i Francës është qyteti më kinematografik në të gjitha kuptimet. Vend perfekt për një film romantik, Parisi është edhe selia e Festival Paris Cinema, i cili mbahet çdo vit në fund të korrikut dhe në fillimit të gushtit.

 Venecia– Është vend ideal për një film kinematografik, falë panoramës që ofron, gjë e cila e bën gjithashtu një destinacion të lakmueshëm turistik.

 Berlini– Me mbresat e tij historike dhe hapësirat monumentale edhe Berlini është ndër qytetet më të mira të Europës për të xhiruar një film. Ndër të tjera kryeqyteti i Gjermanisë organizon edhe Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë, i cili zgjat dy javë dhe mbahet gjatë muajit shkurt.

 Roma– Mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që organizohet çdo vjeshtë në Romë, duke qenë qytet i famshëm për rrugët e tij ku janë xhiruar miliona e miliona filma.

 Kana– Një tjetër qytet kinematografik është Kana, që njihet për Festivalin e famshëm të Kinemasë, ndërsa ofron vizita të ndryshme gjatë gjithë vitit.

 Londra– Çdo vit mbahet London Film Festival, ndërsa shquhet edhe për bukuritë e tij.

 Locarno– Edhe Zvicra ka qytetin e saj të kinemasë. Locarno qysh nga viti 1946 dorëzon çmimin prestigjioz “Leopardi i artë”.

 Torino– Edhe qyteti i Torinos në Itali, është një seli e famshme e festivaleve kinematografike, që jep edhe titullin e Torino Film Festival.

 Taormina-Qysh nga viti 1995 edhe Siçilia ka festivalin e vet kinematografik, Taormina Film Festival si një ndër më historikët në Itali, i cili ka mikpritur emra të mëdhenj të kinemasë, nga Elizabeth Taylor deri të Audrey Hepburn.

 Pesaro– Në këtë qytet mbahet ekspozita ndërkombëtare e Kinemasë së Re, e cila qysh prej 50 vitesh mikpret një nga festivalet më të rëndësishme të Italisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit