Transmetuar më 06-11-2013, 08:40

Gjirokastër, 6 nëntor 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Rrebeshi" ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 150 kilogramëve lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Gjatë natës së lënë pas është marrë informacioni se një makinë tip Benz me targa të huaja ishte nisur nga fshati Lazarati, ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike marijuanë në drejtim të kufirit jeshil me shtetin Grek.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al se në një rrugë dytësore që zbret nga fshati Lazarat për në rrugën nacionale në drejtim të Derviçanit u pikas automjeti që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Gjirokastër – Derviçan poshtë fshatit Lazarat në vendin e quajtur Gropa e Gëlqerës, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve menjëherë i kanë bllokuar rrugën dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë, por drejtuesi i automjetit ka devijuar nga rruga kryesore duke rrezikuar edhe punonjësit e policisë që i kishin bllokuar rrugën dhe është futur në një rrugë tjetër dytësore që të çon për në fshatin Derviçan, por pasi ka ecur rreth 500 metra ka braktisur mjetin poshtë fshatit Lazarat dhe duke përfituar nga shiu i rrëmbyeshëm, errësira dhe terreni i vështirë nga shiu ka mundur të largohet.

Gjithsesi nga ana e policisë është bërë identifikimin i drejtuesit të mjetit si një 24 vjeçar nga fshati Lazarat i cili është shpallur në kërkim policor por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Sakaq në bagazhin e automjetit tip benz, me targa të huaja fallco STD KM 526 u gjetën 90 pako të mbështjella me letër natriban gjysmat me mbishkrim me boje të zezë dhe gjysmat me bojë të kuqe të mbështjella me letër natriban transparent me peshë që varionin nga 1.1 deri në 1.2 kilogramë secila.

Po gjatë kontrollit rezultoi se mbi sediljet e pasme u konstatuan katër pako të mëdha të mbështjella me letër natribran me ngjyrë kafe me peshë rreth 10 kilogrmë secila, si dhe 8 pako të vogla me peshë 1.1 kilogramë secila. Në total në automjet u gjetën 98 pako me peshë  që varionte nga 1.1 deri në 1.2 kg secila , si dhe 4 pako të mëdha që varionin nga 9 deri në 10 kg secila, gjithsej rreth 150 kilogramë marijuanë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit