

Tiranë, 6 nëntor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 6 nëntor 2013.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor, “Pallati i Bashës, 4 kate pa leje”.
Tituj të tjerë janë; “Enver Osmani: Lëndët kimike në Shqipëri, si i shkatërruam”.
“Deklarimi, Ditmir Bushati: S’kemi vendosur ende për armët kimike të Sirisë”.
Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor shkrimin, “Kundër importit, Parlamenti debat për makinat e përdorura”.
Tituj të tjerë janë; “Përplasja me ministren për emërimet, dorëhiqet sekretarja e Integrimit”.
“Qeveria urdhër Uzinës së Mjekësit për armët nga Siria, “Le Monde: SHBA shtyn Shqipërinë”.
“Prokuroria nis hetimin për blerje votash. Basha: Vrasje e demokracisë”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin, “Mafia e kromit” nuk ndalet, policia e Lezhës kap 19 kamionë me një mijë tonë kontrabandë”.
Tituj të tjerë janë; “Bllokadë shitjes së makinave të përdorura”.
“Arvizu: Disa gjyqtarë duhet të ishin në burg”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Sekuestrohen videot e blerjes së votës, PD: Komision hetimor”.
Tituj të tjerë janë; “Përplasjet në ILDKP, Kuvendi nis hetim për Zana Xhukën”.
“Distributorët letër Ramës: Të ndalohen makinat e para 2008-s”.
“Sondazhi i Arvizu: Disa gjyqtarë duhej të ishin në burg”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “PD e Laçit: Kthehu Sali Berisha, kthehu. Plas sherrnaja në kupolën demokrate. Grupi anti-Basha hidhet në sulm”.
Tituj të tjerë janë; “Tmerr në tregun e ish-Uzinës “Dinamo”. 800 kilogramë helm cianur në mes të Tiranës”.
“Bllokohen 15 kamionë me krom, policia nuk jep emrat e pronarëve”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





