Transmetuar më 06-11-2013, 08:16

Gërhitja e zhurmshme bën që trupi të ketë më shumë kalori. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se gërhitjet e rënda djegin çojnë në marrjen e mbi 2000 kalorive indirekt.

Në 210 pacientë që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes gjatë gjumit, studimi tregoi se kush kishte më shumë problem, ishte më i shëndoshë.

Shkencëtarët që kryen studimin e publikuar në “Archives of Otolaryngology-Head and Neck Surgery”, matën kaloritë e trupit gjatë gjumit te pacientët.

Gërhitja tregoi se shkaktonte një aktivitet më të madh të sistemit nervor qendror, duke theksuar se gërhitja mund të jetë e lidhur me shtimin në peshë.

“Obeziteti është një faktor kryesor që çon në probleme të frymëmarrjes në gjumë, madje ka një lidhje të ngushtë me shtimin e peshës, duke bërë që gërhitja të jetë e dëmshme edhe për linjat”, shprehet Eric Kezirian, një nga drejtuesit ë studimit. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit