Transmetuar më 05-11-2013, 20:34

Ai ishte njeriu më i shëndoshë në botë dhe konsumonte rreth 20 mijë kalori në ditë. Por, pas ndjekjes së një djete rigoroze dhe pas shumë ndërhyrjeve kirurgjikale në trup, jeta e tij ndryshoi komplet.

Tashmë ai nuk emërtohet më si Paul Mason, njeriu më i shëndoshë i botës. Më parë, fotoja e tij ka bërë xhiro dhe është shfaqur në shumë faqe e profile të ndryshme në rrjete sociale. Shumë persona talleshin me të dhe kilet e tepërta. Kishte të tjerë që mendonin se ajo që po shikonin ishte vetëm një ekzagjerim i keq i fotoshopit, por ja që çdo gjë ishte reale.

Rebeca Mountain, nga Orange, pranë Bostonit, në Massachusetts, krijoi kontakte me 52 vjeçarin përmes Facebook, pasi kishte dëgjuar për shëndetin e tij ekstrem pas një dokumentari që kishte parë në televizor.

Sot, pas shumë orësh në Skype dhe bisedash kilometrike në Facebook, çifti më në fund arriti të bashkohet dhe të takohen. Rebecca ka ngelur e mahnitur nga pamja e re e të dashurit të saj që nuk e kishte takuar kurrë më parë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit