Transmetuar më 05-11-2013, 20:01

India ka lëshuar sot raketën e parë për në Mars. Sonda Mars Orbiter është nisur me një zbulues PSLV (Polar Satellite Launch Vehicle) më bazë në Satish Dhawan, ndërkohë që mbërritja në planetin e kuq mendohet të realizohet më 24 shtator 2014.

Në atë datë sonda do të kapet nga graviteti në Mars dhe do të nisë të vijë rrotull rreth orbitës së planetit. Kështu India ka hyrë tashmë midis vendeve si SHBA, Rusia dhe Agjencia Hapësinore Europiane, të cilat kanë lëshuar deri tani misionet e tyre në Mars./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit