Transmetuar më 05-11-2013, 18:57

Tiranë, 5 tetor 2013, NOA.al- Deputeti i PD, Florion Mima, në një deklaratë për shtyp, shtroi pyetjen se kur filloi kriza më e thellë që ekonomia shqiptare ka njohur ndonjëherë, ç’pasoja pati dhe po ashtu si përfundoi ajo kaq shpejt, duke iu referuar deklaratës së djeshme të Kryeministrit.

“Sot, agjencia kryesore e të hyrave publike i mbajti ison Orakullit të Ekonomisë duke na dhënë lajmin e bujshëm se të ardhurat e planifikuara në aktin normativ për muajin tetor, u tejkaluan me rreth 2 miliardë lekë e po aq më shumë se sa fakti i tetorit të kaluar”, u shpreh Mima.

Sipas tij, kjo konfirmon ekzaktësisht atë çfarë PD kishte paralajmëruar, kur u diskutua akti normativ për ndryshimet në buxhetin e 2013, i cili në mënyrë totalisht të papranueshme uli planin e të ardhurave për 4 muajt e fundit të vitit me rreth 250 milionë dollarë.

Ai shtoi se në atë kohë, u paralajmërua që ekonomia shqiptare, si një ekonomi krejtësisht jashtë territorit të krizës, natyrshëm i prodhon këto të ardhura, mjafton vullneti për t’i mbledhur ato, por sot, ajo që u paralajmërua nga PD, është e konfirmuar katërcipërisht dhe publiku duhet te mësojë se me gjithë këtë tejkalim të “bujshëm” të planit të sajuar të të ardhurave, përsëri janë rreth 15 milionë dollarë që mbeten pa u mbledhur nga plani fillestar i të hyrave publike.

Sipas Mimës, çdo shqiptar me të drejtë mund të pyesë: “Ku shkuan këto 15 milionë dollarë të pambledhura vetëm në një muaj?”.

“Emisionet investigative kanë zbuluar mbrëmë një copëz të destinacionit përfundimtar të këtyre parave, që duhet të shkonin në arkën e përbashkët e që padrejtësisht janë drejtuar për tjetërkund. Prokuroria e shtetit sot ka vendosur sekuestro mbi regjistrat e Rilindjes. Aty është vetëm një pjese e përgjigjes”, ka përfunduar Flotion Mima./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit