
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 5 nëntor 2013, NOA.al- Një punonjës i një pike lojërash fati ka denoncuar në momentet e fundit, një vjedhje që është realizuar në vendin ku ai punon.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Numër 4 të qytetit të Durrësit. Punonjësi ka bërë të ditur se gjatë momentit që është ndërprerë energjia elektrike, një person i armatosur me pistoletë e ka kërcënuar dhe më pas i ka marrë gjithë shumën ditore të grumbulluar nga pika e bastit, raporton Noa.al.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbulimin e grabitësit./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
