

Një 13 vjeçar është hedhur nga dritarja e katit të katër, pas qortimit të ashpër nga i ati dhe e ëma, të cilët si ndëshkim i kishin thyer Playstation.
Djali ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin e Bergamos në Itali. Mësohet se shkak për qortimin ishin notat e këqija në shkolla, çka kishte bërë që prindërit ti ndalonin përdorimin e Palystation, dhe përballë rezistencës së të birit e kishin thyer atë. Në dëshpërim e sipër djali i moshës 13 vjeçare hapi dritaren dhe u hodh duke përfunduar mbi asfalt. Fatmirësisht nga akti i rëndë shpëtoi nga vdekja, ndërsa ndodhet me fraktura të shumta në të gjithë trupin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





