Transmetuar më 05-11-2013, 14:59

Që Lionel Mesi refuzoi tri oferta faraonike gjatë merkatos së verës nuk është diçka e re, megjithatë mediat pranë Barcelonës japin të tjera detaje për skuadrat që u interesuan për futbollistin më të mirë në botë.

Adidas, firmë prestigjioze që vesh Mesin, dëshironte që ylli argjentinas të ishte pjesë e skuadrave që gjithashtu kanë kontratë me këtë markë botërore, si Reali i Madridit, Bayerni i Mynihut ose Chelsea.

Firma prestigjioze gjermane e veshjeve sportive ishte e gatshme të paguante 125 milionë euro, shifër kjo e barabartë me gjysmën e klauzolës në kotratën e 26-vjeçarit me Barcelonën. Plus kësaj shumë siguronte një rritje 40% të rrogës së futbollistit.

Ky propozim fillimisht iu bë në mënyrë të drejtpërdrejtë njerëzve të afërt të Mesit, që më pas ia transmetuan drejtorit të futbollit të Barcelonës, Raul Sanllehi, pasi ylli argjentinas as nuk pranonte të dëgjonta oferta nga klubet e tjera europiane.

Mesi i është mirënjohës Barcelonës, jo vetëm pse e ndihmoi të shndërrohej në futbollistin më të mirë në botë duke luajtur pranë yjeve të tillë si Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, por sepse në moshën 13 vjeçare, klubi katalanas e ndihmoi të kurohej nga një sëmundje e rrallë, që nuk e lejonte të rritej normalisht.

Në rastin e Realit të Madridit, sidomos pas fiaskos me Neymar, presidenti Florentino Perez e shihte me sy të mirë propozimin e Adidas edhe për faktin se ishte mënyra më e mirë për të t’iu përshtatur lojës së komplikuar të Barcelonës.

Sa i përket propozimit për ta transferuar Leon te Bayerni ose Chelsea, pavarësisht marrëdhënieve sportive dhe josportive me trajnerët respektive, Guardiola dhe Mourinho e bekuan këtë lëvizje të mudshme.

Por të gjitha përpjekjet rezultuan të kota, sepse Lionel Mesi nuk e ndërroi Barcelonën me asnjë skuadër tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit