Transmetuar më 05-11-2013, 09:51

Përfundoi në barazim pa gola ndeshja e fundit e javës së 11-të të Serisë A, mes Bolognas e Chievos. Ndeshja ishte e vakët, pa emocione të shumta, citon Supersport.

Miqtë shpresonin për një fitore, për të ndryshuar disi krizën që ka përfshirë skuadrën duke qënë se pas këtij barazimi, ekipi i Giuseppe Sannino vazhdon renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Nga ana tjetër Bologna kërkonte fitoren e tretë radhazi për të ngjitur vende në renditje, pasi e sheh veten e 16-ta me 10 pikë të grumbulluara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit