Transmetuar më 05-11-2013, 02:42

Shkup, 4 nentor/NOA.al – Dy grupe nxënësisht kanë qenë pjesë e incidentit që ndodhi sonte rreth orës 19.30 në afërsi të Bit Pazarit në Shkup.

Incidenti ka nisur që në lagjen Aerodrom të Shkupit, kur nxënësit janë përleshur në autobusin nr.65, ndërsa incidenti ka eskaluar në Bit Pazar, midis nxënësve të shkollës së mesme të Kimisë dhe asaj të Post – Telekomunikacionit, raporton nga Shkupi, gazetari i noa.al, Naser Pajaziti.

Deri tani mësohet për një person me lëndime më të rënda, por jozyrtarisht bëhet e ditur edhe për persona të tjerë të lënduar.

Jozyrtarisht mësohet nga dëshmitarë të ngjarjes së incidenti ka ndodhur midis grupeve të nxënësve shqiptarë dhe maqedonas.

Policia menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke qetësuar situatën dhe duke larguar dyja grupet. /n.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit