Transmetuar më 04-11-2013, 20:56

Prishtinë, 4 Nëntor 2013,  NOA.al – Gara për Prishtinën gjithmonë zgjon kureshtjen dhe interesimin më të madh të zgjedhjeve dhe pavarësisht që LDK edhe nga rezultatet e numërura deri në këto momente, LDK-ja është në avantazh, gara nuk ka qenë më e ngushtë asnjëherë më parë.

Në Prishtinë Aleanca Kosova e Re duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ka humbur 10.369 vota.

AKR në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kishte arritur të fituar 15.319 vota apo 22.29% kurse prej këtyre zgjedhjeve ka marrë vetëm 4.946 vota apo 6.42 %.

Por vota ka humbur edhe kryetari i LDK-së dhe kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa që në 2009 apo 57.22%, apo 39.306 vota, ka rënë në 43.14% apo 33.258 vota.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës sikur edhe vitet e kaluara ka dalë me një përqindje të ulët në Prishtinë. Nga 8.427 vota apo 12.27%sa ka pasur në zgjedhjet e kaluara ka marrë 10.80 për qind apo 8.329 vota.

Edhe kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri ka pësuar rënie nga 5,47% sa ka pasur në vitin 2009, në këto zgjedhje ka marrë 4.34% apo 3.346. Meqë në zgjedhje e kaluara kishte 3,758 vota i bie që në këto zgjedhje ka 412 vota më pak, raporton korrespodentja e Noa.al në Kosovë, Tinka Kurti.

Në këto zgjedhje, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila me kandidatin e saj Shpend Ahmeti ka siguruar 24.279 vota apo 31%. Ky rezultat do ta bëjë Prishtinën që të shkojë në balotazh duke garuar LDK dhe VV./t.k/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit