

Norvegji, 4 nëntor 2013, NOA.al- Një autobus me pasagjerë është marrë peng në Norvegji. Mësohet se brenda në autobus ka pasur shumë të rinj dhe si pasojë e konfrontimit me pengmarrësin, 3 persona kanë gjetur vdekjen.
Policia ka shoqëruar një 50 vjeçar i cili dyshohet të ketë qenë pengmarrësi. Sa i përket ngjarjes, është bërë e ditur nga autoritetet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Identiteti i viktimave dhe të plagosurve nuk është bërë ende i ditur. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për çuarjen përpara drejtësisë së pengmarrësit. Mësohet se autobusi ka qenë duke lëvizur në drejtim të Oslos kur ka ndodhur ngjarja./a.s/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





