

Refuzoi të heqë xhaketën ndaj mësuesja e qëlloi duke e hedhur për tokë, çka i shkaktoi plagë vdekjeprurëse. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autumn Elgersma, 3 vjeç gjeti vdekjen dy ditë pasi u rrëzua nga mësuesja, si pasojë e thyerjes së kafkës. Mësuesja e saj, Rochelle Lynn Sapp 33 vjeç, në momentin e parë deklaroi se vajza ra nga shkallët, por e brerë nga ndërgjegjja pak momente më vonë rrëfeu gjithë sa kishte ndodhur.
Vajza gjeti vdekjen dy ditë pas marrjes së plagëve, në spitalin e Sanford Children’s Hospital në Sioux Falls. Përveç dëmtimit të kafkës mësohet se nga rënia, e mitura kishte pësuar dëmtim të madh edhe në tru. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





