Transmetuar më 04-11-2013, 15:00

Tiranë, 4 nëntor 2013, NOA.al- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, në kuadër të politikave prioritare të qeverisë, thirri në një mbledhje urgjente “task-forcën”, “Për përcaktimin e rregullores për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”.

Ministri Panariti urdhëroi fillimin e aksionit për normalizimin dhe funksionimin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe të mishit të therur, duke respektuar vetëm normat që garantojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore te konsumatori.

Aksioni do të jetë ndërinstitucional që të garantohet ligji në të gjithë aspektet e funksionimit të këtij tregu.

Me këtë rast, ministria njofton tregtarët e kafshëve të gjalla dhe mishit të therur në gjithë vendin, se shumë shpejt do të nisë aksioni për t’i larguar ata nga rruga dhe për displinimin dhe tregtimin e tyre në përputhje me parametrat dhe standardet e sigurisë ushqimore, duke zbatuar me vendosmëri ligjet në fuqi, që parashikojnë deri në konfiskim të produktit dhe prishje të infrastrukturës mbështetëse.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave garanton se është e vendosur në zbatim të angazhimeve të saj përballë qytetarëve, por edhe marrëveshjeve ndërkombëtare për t’i shkuar deri në fund këtij aksioni. Në këtë takim ishin të pranishëm zv.ministra, drejtorë të përgjithshëm të institucioneve kompetente në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, INUK (Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik kombëtar), policia e shtetit etj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit