
Të dhënat po ngarkohen...

“Daily Star” hedh nje hipotezë interesante përsa i përket merkatos së Manchester United, citon Supersport.
Sipas gazetës “Djajtë e Kuq” mund të lëvizin që në merkaton e Janarit për të arritur te dyshja e mbrojtësve të Portos, Eliaquim Mangala e Nicolas Otamendi.
Për dy lojtarët e qendrës, skuadra e drejtuar nga David Moyes është gati të paguajë 75 milionë Euro, për ta paguar pjesërisht shumën, drejtuesit e klubit mendojnë të fusin në tratativë edhe kartonin e mesfushorit Anderson.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
