
Të dhënat po ngarkohen...

Një burrë nga Australia dëshiron që të ofrojë falas spermën e tij për një çift që nuk mund të ketë fëmijë, duke lënë gjithë pasurinë e tij për të rritur trashëgimtarin.
Oferta në fjalë u publikua në të përjavshmen “Australian Jewish News”, por thuhet se çifti nuk duhet të tërheqë asnjë pjesë të pasurisë për sa kohë që dhuruesi është ende në jetë.
“Kam përgatitur një testament në të cilin qartësoj se askush nuk mund të prek të ardhurat e fëmijës deri sa ai të bëhet 18 vjeç”, thuhet në njoftim.
Gjithsesi nuk bëhet i ditur emri i dhuruesit bujar, por vetëm një adresë emaili, për këdo që tundohet nga oferta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
