

Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Hashim Thaçi ka shpallur fitore në nivel të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është paraqitur rreth mesnatës para medieve dhe simpatizantëve të partisë, duke thënë se PDK ka fituar në nivel të Kosovës rreth 230 mijë vota.
Ndërkaq në shpalosjen e rezultateve nëpër komuna, Thaçi ka përmendur sidomos, Prizrenin, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin dhe qytete tjera.
Pasi votoi, kryeministri u shpreh: "Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës. Kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do të kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar rolin aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane. Pra, sot të gjithë jemi të angazhuar për Kosovën evropiane".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





