Transmetuar më 04-11-2013, 00:41

Kandidati i mazhorancës aktuale, Sotiraq Filo, në kutitë e para që janë numëruar deri tani, rreth 15 për qind e tyre, rezulton me avantazh të thellë ndaj rivalit opozitar, Sotiraq Stratobërdha.

Nga 101 kuti të numëruara deri pas mesnate, rezulton se kandidati socialist ka marrë 1618 vota kurse ai demokrat, 503 vota.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon normalisht dhe pritet që në orët në vazhdim të dalë rezultati për të 101 kutitë e votimit.

Nga përvoja e derisotme, trendi i dhjetë për qind të votave të numëruara ruhet zakonisht deri në fund sa i përket avantazhit fitues, por në disa raste shifrat janë ngushtuar. /a.a/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit