Transmetuar më 03-11-2013, 20:16

Ka qenë një sukses i vërtetë maratona e 42 në New York ku kanë marrë pjesë rreth 48 mijë vrapues. Departamenti i policisë së New York-ut kishte forcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së djeshme në aeroportin e Los Angeles, dhe veçanërisht pas sulmit në Boston më 15 prill ku humbën jetën tre persona dhe u lënduan 264 të tjerë.

Gjatë aktivitetit sportiv të pranishëm kanë qenë edhe shumë qen anridrogë, helikopterë dhe të armatosur, por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë incident.

Në fillim të maratonës shumë garues kanë vendosur një fashë blu në respekt të kujtimit të viktimave të sulmit në Boston. Eventi në New York ishte shumë i blinduar, ku 6 mijë telekamera ishin vendosur në të gjithë qytetin për të ndihmuar agjentët në monitorimin e aktivitetit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit