Transmetuar më 03-11-2013, 19:25

Prishtinë, 3 nëntor 2013, NOA.al- OSBE ka rekomanduar anulimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës pas tensioneve që po shoqërojnë këtë zonë.

Disa grupe nuk kanë lejuar që procesi i votimit në pjesën veriore të Kosovës të zhvillohet në mënyrë të lirshme dhe kjo ka krijuar shumë tensione në qendrat e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hyrë në një mbledhje urgjente nga ku mësohet se OSBE është duke rekomanduar ndërprerjen e zgjedhjeve në veri. Për këtë arsye, edhe është thirrur mbledhja urgjente e KQZ-së për të marrë një vendim lidhur me këtë.

Gjatë ditës janë raportuar parregullsi dhe probleme të natyrave të ndryshme nga veriu i Mitrovicës./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit