
Të dhënat po ngarkohen...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ka votuar në zgjedhjet lokale, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.
“Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës, të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë e Kosovës".
"Dita kur shprehet vullneti politik është një ditë kremte; është edhe përkujtimi më i mirë për sakrificën nëpër të cilën ka kaluar shoqëria”, ka thënë Jahjaga.
Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
