Transmetuar më 03-11-2013, 12:06

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor me rreth 1, 600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tash ka vërejtur disa parregullsi të vogla.

“Hapja e vendvotimeve kryesisht ka ndodhur me kohë; ka pasur probleme të vogla teknike. Në disa raste mungojnë disa nga komisionet; ka raste ku shiriti i sigurisë nuk është lidhur siç duhet. Ka raste ku në disa vendvotime ka më pak fletëvotime sesa numri i regjistruar i votuesve. Pastaj, një rast apo dy të tilla që është fotografuar vota”, citohet nga RFE, deklarata e sotme dhënë koordinatorja e “Demokracia në Veprim” për Prishtinën, Shqipe Pantina.

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit