

Kampion i Shqipërisë për Nën-17-vjeçarët, ekipi privat “Ismail Bej Vlora”, për Nën-20-vjeçarët Elbasani. Arbër Çerçizaj i Apolonisë, Aleks Kocani i Skënderbeut & Marjela Bajrami e e Flamurtarit, sportistët më të spikatur
Tirane — Në mjediset e Palestrës së Ekipeve Kombëtare të Peshëngritjes pranë Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, u zhvillua dita e parë e Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve dhe të Nën-20-vjeçarëve.
Shtanga shqiptare ka zhvilluar përgjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet Kampionatin Kombëtar për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve dhe të Nën-20-vjeçarëve. Sipas informacionit zyrtar të dhënë për AlbanianSport, nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berisha, në këtë kampionat, që u mbajt në mjediset e Palestrës së Ekipeve Kombëtare të Peshëngritjes pranë Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, morën pjesë plot 102 sportistë që përfaqësuan klubet më të mira të shtangës në Shqipëri.
Kështu, në përfundim të ditës së parë të kësaj veprimtarie, kampion i Shqipërisë për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve, me 587 pikë të grumbulluara, u shpall ekipi privat “Ismail Bej Vlora”, ndërsa pas tij, duke reflektuar edhe luftën e ashpër dhe nivelin e lartë të konkurrencës, u renditën me pikë të barabarta, 566 pikë ekipi i Shtërmenit dhe ekipi privat “Masglass”.
Ndërkaq, sportisti më i mirë i kësaj veprimtarie për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve u shpall peshëngritësi Arbër Çerçizaj i Apolonisë, i cili la prapa Emanuel Lushin e Vllaznisë dhe Kristi Ramadanin e “Masglass”it. Të shtunën e kanë patur radhën femrat, paradite, dhe, pasdreke, meshkujt e Nën-20-vjeçarëve.
Kështu, “kampion” i Shqipërisë për grupmoshën e Nën-20-vjeçarëve, u shpall ekipi i Elbasanit, me 581 pikë, i ndjekura nga Teuta, me 541 pikë dhe ekipi i Shtërmenit, me 522 pikë. Ndërsa sportisti më i mirë i kësaj veprimtarie për grupmoshën e Nën-20-vjeçarëve u shpall peshëngritësi Aleks Kocani i Skënderbeut, me 378 pikë, kurse sportistja më i mirë i kësaj veprimtarie për grupmoshën e Nën-20-vjeçarëve u shpall peshëngritësja Marjela Bajrami e e Flamurtarit, me 144 pikë.
Buletini zyrtar i rezultateve:
Sportisti më i mirë i kësaj veprimtarie për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve u shpall peshëngritësi Arbër ÇERÇIZI i Apolonisë 356.81pikë.
Në përfundim të ditës së parë kampionët (Meshkuj) simbas peshave janë:
1- Vilon RUSTEMI (ELB) kat 45kg me 95kg në dygarësh (40+55)
2- Kristi RAMADANI(MASG) kat 50kg, 147kg (63+84)
3- Toza TOZAJ (IB Vl) kat 56kg, 170kg (80+90)
4- Arbër CERCIZI, (APOLL) 62kg, 246kg (113+133)
5- Rigen ELEZI (SHTR) 69kg, 170kg (75+95)
6- Enis GJELI (MASG) 77kg, 207kg (96+111)
7- Adrian BANAJ (TIR) 85kg, 160kg (70+90)
8- Kristian QOSJA (SHTR) 94kg, 200kg (90+110)
9- Arjan CAKANI (IB V)+94kg, 191kg (90+101)
Për Femra
1- Besiana KOLLOZI (TIR)+75kg, 123kg (58+65)
Në përfundim të ditës së dytë të Kampionatit Komb U20 për meshkuj (morën pjesë 48 peshëngritës dhe 3 peshëngritëse) u arrit renditja e mëposhtme:
2- Ekipi Elbasanit Vendi I-rë me trajner Ilir CELA dhe me 581 pikë
3- Ekipi i Teuta Vendi II-të me trajner Besnik PSAHA dhe me 541 pikë
4- Ekipi I Shtërmenit Vendi III-të me trajner Leonard TOSKA dhe me 522 pikë
Ndërsa Kampionët simbas peshave janë:
1- Tozaj TAZAJ (IB Vl) 56kg, 172kg (80+92)
2- Romario Avdiraj (FLAM) 62kg, 245kg (110+135)
3- Alban HOXHA (ELB) 69kg, 250kg(115+135)
4- Albano BERBERAJ (APOLL) 77kg, 270kg(125+145)
5- Albert META (ELB) 85kg, 250kg (110+140)
6- Aleks KACANI (SKEND)94kg, 330kg (155+175)
7- Xhulio PRRONI (VLLAZ)105kg, 297kg (140+157)
8- Romeo HAKCANI (PAR)+105kg, 200kg (90+110)
Për Femra
1- Manjola KARAJ (Part) 75kg, 120kg (50+70)
2- Marjela BEJRAMI (FLAM)+75kg, 150kg(68+82)
Aleks KOCANI (Skënderbeu), shpallet sportisti më i mirë i kampionatit, U20 me 378.21pikë
Marjela BAJRAMI (Flamurtari) u shpall më e mira me 144.72 pikë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





