

Në shtëpinë e Bekim Birinxhikut, kandidatit të AAK për Asamblenë Komunale të Skënderajt që u vra sot në ditën e heshtjes elektorale, ka mbërritur kryetari i kësaj partie, ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Z.Haradinaj iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të Bekimit dhe u ka bërë thirrje të mos nguten, por të presin veprimet e organeve të drejtësisë.
"Ju duhet ta shikoni jetën përpara dhe të mos nguteni për asgjë", ka thënë Haradinaj në odën e familjes Birinxhiku.
Haradinaj ka thënë se më së miri i kupton ai dhimbjet e Familjes Birinxhiku sepse raste të tilla i kanë ndodhur edhe atij.
"S’ka dhimbje më të madhe se sa të humbësh familjarin", ka thënë Haradinaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





