Transmetuar më 02-11-2013, 22:05

Familjarët e Bekim Birinxhikut pohuan mbrëmjen e sotme se djali i tyre i vrarë në qendër të Skënderajt, nuk ka pasur më herët probleme me askënd, ndërsa i dyshuari për vrasjen e tij u ka pasur para borxh.

"Polici i cili e ka vrarë Bekimin na ka pasur borxh ", ka thënë një familjar i Bekimit.

Ai ka treguar se vrasësi e ka thirrur Bekimin për t’u takuar në Skenderaj për të biseduar në lidhje me kthimin e borxhit.

Por takimi ndërmjet Bekimit dhe personit që presupozohet të ishte ndërmjetës, ka rezultuar me tragjedi.

"E kanë lënë të takohen sot në Skenderaj . Kur janë takuar ai e ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të Bekimit", ka thënë familjari i viktimës i cituar nga gazeta Express.

Në mbrëmjen e ditës së shtunë, në familjen Birinxhiku ishin mbledhur pothuaj të gjithë burrat e fshatit Qubrrel .

"Ju nuk e dini se çfarë burri kanë vrarë", ka thënë një ish bashkëluftëtar i Bekimit.

Në Policinë e Skenderajt kanë konfirmuar se as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur dosje kriminale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit