
Të dhënat po ngarkohen...

Selanik, 2 nëntor 2013, NOA.al- Është mbyllur sot fushata e hapur 6 ditë më parë në Selanik për mungesën e abetareve.
Kjo fushatë është iniciuar nga mësuesit shqiptar në këtë qytet të shtetit grek. Arsyeja kryesore ka qenë mungesa e abetares në gjuhën shqipe për fëmijët në qytet.
Sipas të dhënave që raporton korrespodenti i Noa.al në Selanik, nisma “Dhuro një abetare” pati mbështetje të gjerë nga të gjithë, përfshirë dhe bizneset. Ajo i tejkaloi nevojat emergjente dhe gjithçka ka përfunduar siç pritej./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
