

Nëse jeni bërë nëna, apo jeni duke u bërë, jam shumë e sigurt që nuk ka gjë më të mërzitshme se sa të tjerët kur ju japin një fund me këshilla. Duket sikur të gjithë kanë të drejtën të thonë diçka mbi gjendjen tuaj interesante. Ja disa nga ato këshillat dhe thëniet që janë totalisht të pavërteta gjatë shtatzënisë:
1. Mos bëni seks se nuk është mirë. Kjo është gënjeshtër sepse vetë mjekët e këshillojnë një gjë të tillë në të kundërt me atë që thonë legjendat urbane.
2. Qëndroni larg maceve. Thuhet kështu prej frikës së infektimit nga toxoplasmosi, një virus që dëmton fetusin.
3. Asnjë gotë alkool. Natyrisht që nuk është e lejuar kthyerja juaj në pijanece apo të abuzoni, por një gote verë nuk ju dëmton.
4. harrojeni kafen. Kafeina ndikon negativisht,por e marrë në dozën e duhur nuk i shkakton asnjë problem fetusit.
5. Mos hani salcice, salmon, peshk. Në dietë e ndjekur gjatë shtatzënisë, është mirë që të konsultoheni me gjinekologun, në rast se këto produkte ju dëmtojnë, mund ti shmangni, në të kundërt, ju bëfshin mirë.
6. Mos hipni në avion. Kjo është e këshillueshme vetëm në tre mujorin e fundit, për të shmangur, në rastet e një shtatzënie të parakohshme, në raste të tjera mund të udhëtoni sa të doni.
7. Shmangni banjat e nxehta. Sipas teoricienëve të kësaj ideje, uji shumë i nxehtë (ose shumë i ftohtë) mund të dëmtojë fetusin, duke shkaktuar reagime dhe bezdi tek fëmija, por shkencërisht asgjë e tillë nuk është provuar.
8. Gjalpë kakaoje për mirëushqyerje. Kjo duhet konsultuar me dietologun.
9. Duhet të ecësh. Jo domosdoshmërisht sepse në shumë raste ushtrimet fizike ndikojnë negativisht tek fetusi, sidomos kur shtatzënitë janë me rrezik dështimi.
10. Flini në anën e majtë. Jo, mos e bëni sepse kështu ndikoni negativisht në qarkullimin e gjakut dhe sforconi zemrën./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





