Transmetuar më 02-11-2013, 16:49

Ka ndihmuar kërkuesit federalë për të zbuluar se ku ndodhej Bin Laden dhe tani kërkon si shpërblim një shifër prej 25 milionë dollarësh. Kjo është kërkesa e Tom Lee, një 63 vjeçar i cili thotë se i ka transmetuar FBI-së informacione mbi vendndodhjen e saktë të Bin Laden në vitin 2003.

Lee, për të marrë atë që i takon si shpërblim, i është drejtuar rrugës ligjore, dhe më konkretisht studios Loevy & Loevy. Në gusht të këtij viti ai i ka dërguar në letër drejtorit të FBI, James Comey.

Në letër argumentohet ai i ka treguar një agjenti të inteligjencës në Pakistan, se kishte parë Bin Laden dhe familjen e ti në Peshawar të Abbottad, dhe që më pas, vetë Lee ia kishte dhënë këtë informacion të sipërpërmendurit. Ai ka shpjeguar se ka edhe fakte konkrete që dëshmojnë këtë që është duke thënë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit