Transmetuar më 02-11-2013, 14:08

Tiranë, 2 nëntor 2013, NOA.al- Brisilda Shehaj drejtoresha e përgjithshme e tatimeve deklaroi ditën e sotme se gjatë dy muajve në vijim nis puna për regjistrimin e bznesve.

Ajo deklaroi për mediat se, “Duhet të sensibilizohemi të gjithë për kuponin tatimor, biznesi duhet të sensibilizohet i gjithi për tu regjistruar. Dua që nga kjo fushatë të sensibilizohet shumë edhe biznesi, pasi në muajin nëntor do të zbresim në terren për regjistrimin e biznesit”.

Në vijim Drejtoresha e Tatimeve ka ftuar studentët që të aplikojnë pranë administratës tatimore, pasi në këtë administratë janë hapur 150 vende të lira pune. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit