

Nëse dashuria do të matej me para Paul Brockman ndoshta do të ishte burri më i dashuruar në botë. Gjatë 56 viteve të kaluara burri me origjinë nga Gjermania, por që jeton në California i ka dhuruar bashkëshortes së tij Margot plot 55 mijë fustanë, të cilët i ka zgjedhur që të gjithë vetë.
10 fustanet e parë të dhuruar i mori falas gjatë punës së tij në Bremen, Gjermani, gjatë kohës që Margot e kishte të dashur. Pas disa kohësh ai i kërkoi dorën prindërve të saj, ndërsa më tej u zhvendosën në Amerikë. Fillimisht u vendosën në Ohio, më tej në Arizona deri sa u stabilizuan në California.
Brockman nisi punë në ndërtim, por pavarësisht kësaj ai dhe e shoqja kishin pasion kërcimin dhe shkonin në mbrëmje vallëzimesh çdo javë, por Paul donte që Margot të kishte çdo herë nga një fustan të ri, kështu që i blinte vazhdimisht. Margot nuk pëlqente të bënte pazar, kështu që Paul i zgjidhte vetë veshjet e saj.
Ai blinte vazhdimisht veshje para pune, pas pune, madje arrinte të blinte edhe 30 fustane njëherësh. Por fiksimi për fustanët vazhdoi më tej, sa që ai i zgjidhte me kujdes edhe masën.
Paul nuk linte asnjëherë para mënjanë për këto blerje, por ndodhte që shpesh ti prishte paratë njëherësh dhe të ngelej pa lekë. Gruaja e tij i tha se nuk kishte nevojë për kaq shumë fustane, por Paul nuk i vinte veshin.
Kështu që ai filloi ti fshihte fustanet e rinj prej saj, deri në momentin që gruaja pa që garazhi po mbushej përditë e më shumë. Ai nuk donte që njerëzit të zbulonin fiksimin e tij pas koleksionimit të fustaneve, kështu që sa herë njerëzit pyesnin se ku i gjente Margot gjithë këta fustan të rinj çdo ditë, Paul thoshte se i kishte qepur vetë. Kjo situatë vazhdoi deri para një viti, kur vajza e tyre Luoise zbuloi koleksionin e të atit në garazh. Ai dhe Margot nuk i kishin thënë askujt për pasionin e çuditshëm, madje as fëmijëve të tyre. Por kur e bija e pyeti se çfarë do të bënte me 55 mijë fustane ai i tha, “Do të ti lë ty”.
Mirëpo vajza i propozoi që ti shisnin duke qenë se koleksioni ishte në gjendje të mirë. Pasi takuan një stilist ekspert, Louise kaloi një muaj duke u marrë me rregullimin e koleksionit të të atit, deri kur hapën një dyqan ku njerëzit mund të blinin. Nga ky aktivitet Paul dhe Louise kanë nisur të kenë shitje, ndërsa Brockman shpreson që klientët ti kthejnë mbrapsht fustanet, mirëpo deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





