

Prishtinë, 2 nëntor 2013, NOA.al- Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se zgjedhjet e 3 nëntorit janë vendimtare për fatin e Kosovës.
“Nëse dikush e pyet një qytetar për ti blerë votën, ai person duhet të vendosë vetë: a ia vlen përfitimi afatshkurtër që e merr prej shitjes së votës sime që ta braktis demokracinë time, që ta braktis perspektivën evropiane të vendit? Ky është vendimi me të cilin përballemi këtu”, ka thënë ajo, raporton gazetarja e Noa.al në Kosovë, Tinka Kurti.
Më tej Jacobson ka folur edhe për rolin e monitoruesve në ruajtjen e votës. Sipas saj, zgjedhjet e manipuluara, si ato që kanë ndodhur në të kaluarën, nuk do të pranohen për të shkuar përpara në rrugën europiane./t.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





