Transmetuar më 02-11-2013, 09:57

Dy gra izraelite kanë transformuar një autobus të vjetër të braktisur në një shtëpi elegante.

Tali Shaul dhe Hagit Morevski janë bërë mike pasi dy djemtë e tyre nisën të luajnë bashkë. Pasi lexuan disa artikuj lidhur me zgjidhjet alternative, ato u fiksuan pas kësaj teme duke vendosur ta shndërrojnë një autobus të vjetër në një banesë më se të banueshme.

Ato blen autobusin e vjetër dhe së bashku me ndihmën e një miku të tyre dizajner, Vered Sofer Drori, krijuan një banesë elegante siç duket në fotografi, natyrisht duke ruajtur karakteristikat e mjetit. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit