Transmetuar më 01-11-2013, 20:54

Hans Riegel, shef i markës Haribo, prodhues i karameleve prej gome të dashura dhe të shitura në të gjithë botën, ka vdekur disa ditë më parë për shkak të një ataku kardiak në moshën 90 vjeçare.

Emri i tij ishte në krye të firmës Haribo, të cilën e kishte trashëguar nga i ati dhe e kishte rimëkëndur në vitet e pasluftës duke e shndërruar në një shoqëri gjigante nga e cila fitonte miliarda.

Hans Riegel, sëbashku me vëllanë më të ri, Paul, i cili ka vdekur rreth 4 vite më parë, e transformoi punishten e vogël të familjes në një gjigant global. I ati e themeloi atë në vitin 1920 duke i vënë emrin i cili më vonë u bë mjaft i famshëm: Hans Riegel Bonn – Haribo (Haribo formohet nga bashkimi i inicialeve të para të tre emrave)./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit