Transmetuar më 01-11-2013, 18:47

Kaliforni, 1 nëntor 2013, NOA.al-  Tre persona janë qëlluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles pas disa të shtënave me armë.

Incidenti ndodhi në terminalin 3, ku një burrë i armatosur filloi të qëllojë. Deri tani njoftohen të paktën dy të plagosur mes të cilëve një efektiv policie.

Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje dhe policia është duke hetuar.

Ndërkohë janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti. Të pranishmit kanë dëgjuar të shtëna armësh, janë frikësuar dhe kanë vrapuar në drejtim të daljes nga terminali./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit