Transmetuar më 01-11-2013, 14:33

Rikthimi i Kaka tek Milan nuk ishte ashtu siç pritej, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Sipas shtypit italian, prokuroria e Milanos ka zbuluar një evazion fiskal të brazilianit për vitet 2008-2009, citon Supersport.

Agjensia e të ardhurave në Itali po kërkon tek një shoqëri të ardhurat e brazilianit, që gjithsesi mendohet të ketë arritur një marrëveshje me Tatim Taksat në planin administrativ.

Por prokuroria nga ana e vet kërkon të hetojë çështjen në fjalë, teksa akuza është se agjensia që menaxhonte të ardhurat e Kaka ka paguar një kuotë shumë herë më të ulët sesa ajo që duhet të paguante në bazë të ligjit të atyre viteve.

Madje shtypi italian bën publike dhe shifrën e kësaj lëvizjeje që është rreth 2 milion euro.

Në këtë mënyrë Kaka pas golit të shënuar në kampionat ndaj Lacios, duke u çliruar në aspektin sportiv, duhet të bëjë llogaritë me ligjin dhe institucionet e saj në Itali. Megjithatë edhe pse emri i tij del në qarkullim, duket që prokuroria e Milanos të ketë vënënë shënjestër kompaninë që administronte të ardhurat e ish Topit të Artë.

Tashmë duhet parë reagimi i Kaka në fushën e lojës, nëse kjo çështje do të ndikojë në aspektin psikologjik, apo goli i shënuar në mesjavë do të jetë sinjali i parë i rikthimit në formë të Rikit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit